Debate te ‘Siguria’/ “Balla dhe Rrumbullaku, të vinin për raportim”, Salianji për aksionet e SPAK: Drejtuesit e policisë, shërbëtorë të krimit

Me debate të forta shoqërohet mbledhja e sotme komisionit për Sigurinë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se në aksionet policore, për të cilat shprehu rezerva, nuk kapen autorët e vërtetë të krimit.

Ndërkohë, ai kërkoi që të pranishëm për të dhënë llogari për aksionet e fundit duhet të ishin ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku.

“Duhet thënë që në kushtet kur nuk kapni dot qeverinë, zv,ministrin, ministrin për të qenë në kohë në komision, në të njëjtën situatë jeni me krimin. Zbato rregulloren dhe kushtetutën. Kërkoni që të vijë këtu nëse s’ka frikë, ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe mos të dalin vetëm nëpër konferenca në FB. Kapen ata që janë shërbëtorë. U bë disa raste që shërbëtorë të krimit janë policë. Dje shërbëtor i kriminelëve i kapur nga SPAK. Ndërkohe që nuk zbatohet urdhri për arrestimin e 3 trafikantëve. Ishte superaksion me 24 kg drogë. E keni përfshirë ju policinë për të mbledhur vota për zgjedhjet dhe për të ndarë pushtetin. Kushdo që ka fëmijë dhe jeton në këtë vend, Policia e Shtetit nuk reagon kur publikohet video që një politikan i PD kërcënohet me armë në fushatë zgjedhore. Deri më sot nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Po i shkelni syrin krimin që të vazhdojë dhe të bëjë të njëjtën gjë si në zgjedhjet e ardhshme. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Janë nxjerrë të dhënat për sistemin TIMS. Nëse doni 7 firma, do i depozitojmë ato sërish. Kam frikë se keni një merak tjetër, ose nuk ju konsiderojnë, ose kanë frikë që të përballen me ngjarje që po mbysin Shqipërinë. Me këtë polici që keni ndërtuar, me këta drejtues policie, e keni parë se si grabiten banesat në çdo cep të Shqipërisë. E patë se ça i kishin bërë të moshuarës në Divjakë. Këtë shqetësim kemi ne. S’kemi ardhur për të ngritur dorën për t’i shërbyer të padrejtës. Zoti Xhaferraj tha se ka disa elementë që ministri i Mbrojtjes, të ishte këtu dhe kreu i SHISH. Ku shkojnë dhe raportojnë këta? Ka ndodhur ngjarje në Veri të Kosovës. A është e vërtetë që ushtria shqiptare nuk rekruton dot? A është e vërtetë që nuk ka më interes për ushtrinë. A do të ngrihemi në nivel si komision që të diskutojmë për interes publik?!”, tha Salianji./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne