Dëbohet nga puna gazetari iranian i CNN pasi kritikoi presidentin Donald Trump

Sipas një njoftimi të Pars Today, kanali televiziv CNN ka shkarkuar nga puna një gazetar iranian drejtues i emisionit Believer për shkak se ai ka kritikuar presidentin Donald Trump.

Reza Aslan mbi urën e Londrës ka kritikuar ashpër presidentin amerikan dhe në llogarinë e tij në Tëitter presidentin amerikan e ka cilësuar burim turpi për Amerikën. Donald Trump vetëm pak minuta pas sulmi në urën e Londrës ka kritikuar ashpër kryebashkiakun Sadik Khan dhe tha se të tilla sulme tregojnë rrugën e drejtë të planit të tij për të ndaluar futjen e shtetasve myslimanë në Amerikë. Një prej zëdhënësve të kanalit CNN ka thënë se Reza Aslan, nuk do të jetë më drejtues i emisioni Believer dhe atij së bashku me ekipin e vet i urojmë shëndet. Kjo është hera e dytë që brenda 9 ditëve CNN largon nga puna gazetarë për shkak se kritikojnë presidentin Donald Trump./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne