Shqiperia

Deklarata e Bashës për vaksinën, reagon Kryeministria: Lulzim, kur ti fle, Rama punon. Mos bëj politikë me shëndetin

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se Rama premtoi shumë dhe do sjellë shumë pak vaksina në Shqipëri, ka reaguar Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.

Fuga, me anë të një statusi në “Twitter” shprehet se ndërsa Basha fle, Rama punon.

Ai shton se vendet fqinje kanë bërë vetëm 5 mijë vaksina ndaj Covid, duke shtuar se lideri demokrat duhet të mos bëjë politikë me shëndetin e njerëzve.

foto galeri

Postimi i Drejtorit të Komunikiimit në Kryeministri, Endri Fuga:

 

Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh

/BW

OPINIONE