Deklarata e fortë: Dosja 184 ka përgjime ku Rama bën pazare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaruar sipas tij informacionet që përmban dosja 184, për të cilën opozita pretendon se janë të tjera përgjime të ngjashme me ato të dosjes 339.

Në këtë dosje sipas PD, drejtues të lartë të PS-së janë të përfshirë direkt në shit-blerjen e votës.

Ai tha se në dosjen 184 është vetë Edi Rama, i cili është kapur në përgjime duke folur me elementë të inkriminuar, të cilët bëjnë pazare me votën e shqiptarëve.

“Kryeministri është i përgjuar dhe po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjesh në më shumë se 5 apo 6 procedime penale”, deklaroi Bardhi në studion e ABC NEWS.

“Nga Edi Rama tek ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm deri dje dhe tek drejtues të lartë të PS-së. Prandaj Edi Rama e ke patur dhe ne kemi thënë që në fillim, jetike kapjen e organit të Prokurorisë.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne