Deklarata e fortë e Bashës: Thirrini mendjes, përndryshe sheshet do mbushen me armata…

Qeveri teknike është zgjidhja dhe opozita nuk do tërhiqet nga ky vendim. Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sot nga cadra e protestës kur tha se Rama dhe Meta duhet t’i hapin rrugë dialogut për të plotësuar kushtin e opozitës ndryshe sheshet e vendit do të mbushen me armata paqësore të qytetarëve të republikës së re.

“Qytetarët janë ngritur më 18 shkurt dhe nuk do të ulen më deri në fitore. Jemi shumë më shumë se në 18 shkurt dhe nesër akoma më shumë ndaj le ti hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të republikës së re.

Data për koalicionin skadon për pak orë, por hesapet për koalicionin e tyre le ti bëjnë vetë se nuk na bëhet vonë, por zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbëshetje të gjerë politike që do luftojë krimin dhe do nxjerrë të inkriminuarit nga zyrat, pra ka punë për të bërë, mos e humbni kohën kot, mos kini shpresë se ne do tërhiqemi, mos kini shpresë se populli dhe unë do tërhiqemi ne do ta fitojmë këtë betejë me cdo kusht”, u shpreh sot kreu i opozites nga cadra e protestes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne