Deklarata e përbashkët e samitit trepalësh Turqi-Rusi-Iran

Pas samitit trepalësh Turqi-Rusi-Iran të mbajtur nëpërmjet video-konferencës me temë Sirinë, presidentët e vendeve në fjalë publikuan një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë, presidentët e samitit trepalësh trajtuan gjendjen aktuale në Siri dhe përsëritën vendosmërinë e tyre për të rritur koordinimin trepalësh.

Pas samitit trepalësh, liderët shprehën vendosmërinë për të qëndruar kundër axhendave separatiste që do dëmtonin sigurinë kombëtare të vendeve fqinje.

Në samit u konfirmua besimi se konflikti në Siri mund të përfundojë me proces politik nën udhëheqjen e sirianëve dhe nën lehtësimin e OKB-së.

Tre liderët nënvizuan lehtësimin e kthimit të sigurt dhe vullnetar të refugjatëve dhe të zhvendosurve në Siri, si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre

Liderët ranë dakord që samiti i ardhshëm trepalësh të mbahet së shpejti në Iran me ftesën e presidentit iranian, Hasan Rouhani./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne