Terroristët e YPG/PKK-së pengojnë të drejtën e minoriteteve për arsim

Nxënësit aramenë të krishterë nga verilindja e Sirisë u penguan të kryejnë provimet e tyre përfundimtare në administratën e vetëshpallur autonome në Sirinë verilindore të udhëhequr nga grupi terrorist YPG/PKK, ka thënë Këshilli Botëror i Aramenëve (Syriacs) (WCA).

Nxënësit u ankuan se e ardhmja e tyre është vënë në rrezik për shkak të përpjekjeve të YPG/PKK-së, e cila vazhdon të përmbushë planin e tyre të njohur prej një kohe të gjatë për shndërrimin e kësaj pjese pjellore të vendit në një rajon të pavarur kurd, tha organizata në një njoftim për media.

YPG/PKK publikoi një dekret me të cilin ndalonte shumë nxënës që të hynin në provimet e tyre përfundimtare, të cilat ishin caktuar të fillonin më 21 qershor.

“Që kur ata e shohin veten si padronët e rinj të këtij rajoni, kurdët nuk i njohin librat shkollore ose shkollat, kolegjet dhe universitetet që i përkasin shtetit”, tha një nxënësi i WCA nga Malikiyah.

Mendim të njëjtë ka dhe Maryam, një tjetër anëtare e WCA nga Malikiyah, e cila iku në Qamishli për të mbaruar provimet e saj.

“Ata thjesht duan të na dëbojnë dhe të marrin pronat tona dhe tokën me qëllim që ta shndërrojnë në tokë kurde. Derisa të mbetemi këtu, ata do të përpiqen të kufizojnë liritë tona dhe të na nënshtrojnë me programet e larjes së trurit me mësues dhe materialet e tyre mësimore”, tha ajo.

Në gusht 2018, aramenët nga Qamishli me armë zjarri në dorë protestuan ndaj vendimit të YPG-së për të mbyllur shkollat ​​në provincën Hasakah pas refuzimit të programi të kurdizuar ndërsa aramenët nuk kishin aplikuar për licencë nga YPG.

Më 22 shtator 2018, një mësues i pabindur mezi shpëtoi nga vdekja për të dëshmuar se si YPG dhe mbështetësit e saj komunistë aramenas nuk arritën ta vrisnin atë me një shkop bejsbolli para shtëpisë së tij.

Që nga tetori i vitit 2015, kur YPG kurde “ndryshoi emrin e saj” në “Forcat Demokratike Siriane” (SDF), YPG në mënyrë të përsëritur ka provuar të mbyllë ose të sekuestrojë shkolla të panumërta publike dhe private.

Kjo është alarmante që librat e tyre shkollorë përfshijnë hartat e vetëkrijuara të “Kurdistanit të Madh”, të cilat kundërshtojnë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe ekspozojnë YPG-në si të ndërthurur në mënyrë të pandashme me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Librat vlerësojnë gjithashtu udhëheqësin e burgosur të PKK-së, imazhet e të cilit shfaqen në të gjithë rajonin e tyre të okupuar, shtohet në njoftimin për media.

WCA dënoi krimet e turpshme të kryera nga kurdët e YPG/PKK-së kundër civilëve të pambrojtur.

Sipas WCA-së, e drejta themelore ndërkombëtare e njeriut për arsimim u shkel përsëri.

Ata ftuan mediat perëndimore, parlamentet dhe qeveritë të ndërmarrin veprime kundër abuzimit të vazhdueshëm të mbështetjes ushtarake, financiare dhe politike të YPG/PKK-së që vjen nga disa shtete anëtare të OKB-së/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne