Prezantohet Projektligji për Qeverinë e Kosovës, 15 ministri e 40 zëvendësministra. Ja sa zëvendësa do ketë Hoti

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar sot Projektligjin për Qeverinë, ku parashihen të jenë tre zëvendëskryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit, rreth 40 zëvendësministra, si dhe rreth 250 këshilltarë politikë.

Tahiri ka thënë se ky Projektligj do të sjell organizim dhe funksionim më të mirë të Qeverisë.

“Projektligji parashikon 3 zëvendës kryeministra, 15 ministri, 2 ministri në diskrecion të mandatarit. Rreth 40 zëvendësministra, rreth 250 këshilltarë politikë dhe nën-punës të kabineteve. Nuk ka ministra pa portofol. Ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralale”, ka thënë Tahiri para mediave./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne