Bota

Deklarata e re kundër Katarit nga katër vende arabe

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë lëshuar një deklaratë kundër Katarit në të cilën kanë reaguar ndaj deklaratës së Muhamed bin Abdurrahman Al Thani, ministrit të punëve të jashtme të Katarit, i cili kishte thënë se dosja e 13 kushteve të këtyre katër vendeve është mbyllur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed bin Abdurrahman Al Thani, ministrit të punëve të jashtme të Katarit, deklaroi se 13 kushtet e katër vendeve arabe sanksionuese të Katarit, konsiderohet agresion ndaj sovranitetit kombëtar të këtij vendi dhe bisedimet rreth kërkesave të këtyre vendeve nuk ndryshojnë qëndrimet e Katarit që ka mbajt që nga fillimi i krizës. Pas bisedimeve të Donald Trump, presidentit të Amerikës, me emirin e Katarit Sheik Sabah Ahmed Xhaber Sabah dhe pas deklaratave të ministrit të jashtëm të Katarit në lidhje me krizën e këtij vendi, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Katari në një deklaratë të përbashkët pretenduan: “Caktimi i çfarëdo lloj parakushti nga ana e Katarit për bisedime tregon se Doha nuk është serioze në luftën kundër terrorizmit. Katër vendet sanksionuese të Katarit gjithashtu kanë shprehur keqardhje ndaj deklaratave të Sheik Sabah Al-Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah, emirit të Kuvajtit, në Uashington i cili kishte deklaruar se suksesi në ndërmjetësimin varët nga ndërprerja e ndërhyrjes ushtarake. Sipas emirit të Kuvajtit, qeveria e Dohas i është përgjigjur pozitivisht letrës së dërguar për negociata në lidhje me kërkesat e paraqitura nga kateve vendet arabe. Ditën e kaluar Donald Trump, presidenti i Amerikës, disa minuta pas zhvillimit të konferencës për shtyp të përbashkët me emirin e Katarit dhe pas bisedimeve në lidhje me krizën e Katarit, ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Tamim bin Hamd bin Khalife Ale Thani, emirin e Katarit. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti më pesë qershor kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike të tyre me Katarin dhe kanë vendosur bllokadë ekonomike ndaj këtij vendi./ PT

OPINIONE