Gjykata izraelite dënime të rënda për dhjetëra fëmijë palestinezë

Organizata për çështje të të burgosurve palestinezë deklaroi se në muajin e kaluar gjykata e regjimit sionist ka shqiptuar dënime të rënda për 39 fëmijë palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se organizata për çështje të të burgosurve palestinezë tha se gjykata e regjimit sionist ka shqiptuar dënime të rënda për dhjetëra fëmijë palestinezë duke përfshirë gjoba parash dhe dënime me burg nga një deri në 32 muaj gjatë muajt gusht. Ushtarakët e regjimit sionist pas keqtrajtimit dhe plagosjes së fëmijëve palestinezë, po arrestojnë dhe dërgojnë ata në burgje. Që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani, regjimi sionist ka arrestuar dhe burgosur rreth 800 fëmijë palestinezë. Kjo organizatë më parë ka deklaruar se mbi 6500 palestinezë ndodhen të burgosur në burgjet e regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne