Deklarata/ Palmer dhe Grenell: S’ka plan sekret për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

Në një deklaratë të përbashkët Richard Grenell, Ambassador i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett dhe i dërguari special pë Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer kanë deklaruar se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, ashtu sikurse është komentuar së fundmi.

“Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë thuhet se ata janë të angazhuar të punpojnë me çdo qeveri që formohet përmes procesit kushtetues. Po asht zyrtarët amerikanë theksojnë se Kosovë duhet të heqë plotësisht tarifën ndaj mallrave serbe.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara janë me qytetarët e Kosovës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të angazhuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim liderët e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne