Mocioni i turpit, pse në fatkeqësi zgërdhihet Ramush Haradinaj me shok?

Nga Hamdi Nuhiju

25 marsi i vitit 2020 në historinë më të re të Republikës së Kosovës do tënjihet si një datë turpi për skenën politike kosovare ku në mënyrë të paturpshmeu votua për mosbesim ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtisi dhe qeverisë së tij. Kërkesa për këtë mocion mosbesimi u bë nga LDK-ja, ndërsau përkrah nga AAK e Ramush Haradinaj, PDK-ja e Kadri Veselit, Nisma e FatmirLimaj dhe Lista Srpska.

Lista Srpska u bë një me Ramush Haradinajn dhe LDK-në për të rrëzuar AlbinKurtin nga pushteti në kohën kur krejt bota po përballet me një sfide pandemiesi ajo e virusit Covid 19. Ky virus vdekjeprurës që po merr jetët e njerëzve pofut në kriza të thella ekonomike edhe shtetet më të fuqishme në botë, ndërsa aspektipolitik në këto momente thuajse është harruar. Në shtete të ndryshme të botës,hasmëritë politike janë lënë anash me qëllim që popullata të jetë sa më unike nëpërballjen me virusin Covid 19. Vetëm në Republikën e Kosovës me një opozitë nëkrye me Ramush Haradinaj kërkohet votë mosbesimi dhe derdhet i tërë arsenalindaj një qeverie e cila qysh me vendimet e saja të para u pa se po punon përinteresa të qytetarëve të Kosovës.

Shkarkimi i bordeve të panevojshme, shkurtimi i pagave të ministrave dhe kryeministrit, është e kundërta e rritjes së pagës së kryeministrit që dikurpat bërë Ramush Haradinaj i cili ndaj këtij mocioni mosbesimi tërë kohës ka qëndruari zgërdhirë.

Rregullimi dhe normalizimi i raporteve me Shqipërinë në nivel zyrtar ështëe kundërta e padive që bënte kryeministri shqiptar Edi Rama ndaj ishkryeministrit dhe rojtarit të diskotekave Ramush Haradinaj.

Zëvendësimi i tarifës ose taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake me njëreciprocitet është e kundërta e vendosjes së taksës 100 % të Ramush Haradinajpa një epilog dhe strategji përfundimtare se çfarë dëshirohet të arrihet me të.

Sakrifikimi i figurës së Glauk Konjufcës për hir të interesave më të mëdha shtetëroreduke arritur një marrëveshje me LDK-në është e kundërta e shpërblimeve të panumërtaqë dikur AAK e Ramush Haradinaj bashkë me Nismën e Fatmir Limajt bënin përfamiljarët e tyre duke shtuar nepotizmin në institucionet shtetërore.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit dhe arsyeja që doli nëopinion për këtë gjë është qartas dhe haptas një puc ndaj qeverisë dhe qytetarëvetë Republikës së Kosovës. Kërkohet që taksa ose tarifa të hiqet menjëherë, tëmos vendoset reciprocitet si dhe të pranohet marrëveshja përfundimtare meSerbinë ku si pasojë do të kishte shkëmbimin e territoreve dhe dëmtimin e Kosovëspër interesa të Serbisë.

Prapa këtij puci që për momentin po mban vulën e LDK-së,fshihet ListaSrpska, Hashim Thaci, AAK, Fatmir Limaj dhe PAN-i i dikurshëm të cilët në bashkëpunimme presidentin serb Aleksandar Vucic duan që të copëtojnë Kosovën për interesatë Serbisë.

Megjithatë, data 25 mars 2020 ja bëri me dije qytetarëve të Kosovës se kushja duan të mirën këtij vendi dhe kush është për ta ndarë dhe copëtuar këtëvend. Kjo datë do të mbahet mend më shumë se tre ditë. Do të mbahet mend deri nëzgjedhjet e ardhshme parlamentare kur Albin Kurti dhe LVV do t`i lënë me gishtanë gojë të gjithë puçistët. Ata e kanë zgjedhur për aleat popullin e Kosovës dhe si të tillë do të kthehet shpejt në pushtet./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne