Albin Kurti dhe Hasan Prishtina

Nga Agim Jakupij

U ngjall nga idealistët.

U ruajt nga rastet.

U vra nga politikanët.

Faik Konica

Është shkrimi i dytë që po e nis me thënien e kryediplomatit shqiptar Faik Konica, dhe për herë të dytë shkruaj për natyrën e njejtë, të asaj elite politike që bëjnë rrëmujë në kohë më delikate për Kosovën. Para 11 viteve, shkrimi “Dje pacifist, sot lugat” ( dhjetor 2009) trajton problemin që kishte Kosova, sidomos me rastet e Hagës, që sfidonin shtetin e posa nisur të ecë këmbëve të veta. Autorët e njejtë dhe me hilen e njejta. Kthehemi te realiteti, të flasësh, të shkruash për gjendjen politike dhe shoqërore të Kosovës është përgjegjësi morale. Atje tek disa mungon atdhedashuria. Gjithçka është shndërruar në interes personal, lojërat dhe betejat politike bëhen për asfalt, për beton. Kur të gjykojmë sipas retorikës politike të Faik Konicës, na del pasqyra e vërtetë për Kosovën. Terri që kishte sunduar në Kosovë pas luftës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë në të gjitha aspektet, papunësia, korrupsioni, tërheqja e njohjeve të shtetit nga disa shtete, ikja e të rinjëve dhe shumë probleme tjera, bënë që populli të mobilizohet dhe në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të votojnë për ndryshime. Rinia, mërgimtarët dhe të gjithë ata që ishin për një shtet funksional votuan për ti dhënë frymë dhe shpirt Kosovës. Thjeshtë ata me anë të votes e mbrojtën Kosovën nga rastet. Bisedimet me serbinë si dhe çështja e shkëmbimit të territorëve paraqesin frikën më të madhe tek të gjithë. Çfarë humb dhe çfarë fiton Kosova? Nga veprimtaria e kësaj elite politike, na del se Kosova dhe shtetasit e saj do mbeten humbësit më të mëdhenjë. Dhe në zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje, sidomos lideri i saj Albin Kurti ishte më i votuari. A u shihte Albini si idealisti i kohës sonë për të shpëtuar shtetin e Kosovës nga izolimi? Me siguri se po, retorika e tij, si dhe veprimtaria politike për shtet funksional, për luftën kundër korrupsionit dhe atyre që u pasuruan mbrenda natës bënë që të kthehet shpresa në vend. Mirëpo, Albini si mandatar për të formuar qeverin e re, të ndryshimeve, hasi në problem nga ata që mbajnë peng subjektin e dytë, LDK. Mos serioziteti i tyre, si dhe ambiciet për të vazhduar aty ku e lane të tjerët dhe duke dashur të veprojnë si ata për të betonizuar Kosovën e jo për te lulëzuar ate, bëjnë sfidën tjetër të shtetit të Kosovës dhe vrasjen e ëndrrës së atyre që votuan për ndryshime. Bisedimet zgjatën dhe Albini arriti të formoj qeverin, gjithnjë duke ruajtur kriteret e një lideri që është për popullin. Gjithë ajo që ndodhi për 50 ditët dhe si funksionoi ajo mbetet përgjegjësia më e madhe  e elites politike të Kosovës, sidomos mbetet dëshmi se është vështirë të udhëhqësh shtetin kur mbrenda koalicionit qeveritar ka nga ata që nuk duan të meren me hallet e popullit. Dhe në kohën kur bota është në izolim, kur ballafaqohen me epidemin e virusit corona, virusat e qeverisë Kurti e gjetën kohën për të rrëzuar ate. Në shiqim të pare shifet si një zënkë pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Mbrendshme, mirëpo problemi është më i madh, problemi qëndron në luftën e Kurtit për të qenë vërtetë kryeministër i Kosovës. Mocioni kundër qeverisë Kurti, e propozuar nga LDK dhe e përkrahur nga opozita kaloi me sukses. Ate që dëgjuam, në debatin që zgjati deri në mesnatë, Kurti iu dha përgjigje të gjithëve, edhe atyre që vjedhën kosovën, edhe atyre që u pasuruan në emër të luftës, edhe politikanëve të rinjë dhe atyre që duhet dalur në pension, iu dha leksion edhe diplomatëve se vetja nuk i dhimbset kur është në pyetje interesi shtetëror, ai doli më fitimtari në këtë betejë dukeqëndrua në taborin tjetër të retorikës politike të Faik Konicës: u vra nga politikanët. Kosova u vra nga LDK dhe opozita, por nuk do thotë se ata kanë vra edhe shpresën e popullit që votuan për ndryshime.

Të gjithë ata që duan të bëjnë krahasim ndërmjet Albin Kurtit dhe Hasan Prishtinës, për Hasan Prishtinën (kryeministër iShqipërisë 5 dhjetor – 12 dhjetor 1921) do të lexojnë: ishte me një natyrë të çiltër, tejet komunikues, I dashur, I përkushtuar për atdheun, ishte udhëhequr me parime të larta, kundërshtar ipakomromis kundër kolaboracionistëve dhe politikanëve që bënin Pazar në kurriz të popullit.

Nuk shoh dallim, tek ju nuk e di, andaj dhe besoj se Albini do kthehet më i fuqishëm! /gazetaimpak

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne