Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e bëra nga zyrtarët serbë Ivica Dacic dhe Aleksandar Vulin. Thaçi thotë se këto deklarata janë provë se Serbia nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Ai i cilëson ato veprime që minojnë dialogun dhe përpjekjet e përbashkëta për pajtim.
“Deklarata fyese të Dacic & Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”, shkruan ai.
/tpz