BE u bën thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për armëpushim dhe negociata

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në thirrjen që ka postuar në profilin e tij në rrjetin social sqaron se në fundjavë ai ka realizuar biseda telefonike me ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Rritja e numrit të viktimave civile është e papranueshme“,- shkruan Borrell, ndërsa thekson rëndësinë e ndërprerjes së menjëhershme të përleshjeve në Karabakun Malor.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së thotë se të dyja vendet duhet të fillojnë urgjentisht negociatat në shoqërinë e bashkë-kryesuesve të Grupit të Minskut që funksionon në kuadër të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE)./Trt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne