Plagoset me armë zjarri 36 vjeçari në Durrës, në kërkim autori i dyshuar

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në fshatin Gjuricaj, pas një konflikti të çastit mes personit të plagosur dhe autorit të dyshuar, një 40-vjeçar me iniciale G.S, i cili është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim”, shpjegohet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë i plagosuri E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne