Vijon greva, naftëtarët: Shëndeti jonë është përkeqësuar, qeveria na ka braktisur

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Mësohet se është rënduar gjendja shëndetësore e grevistëve, ndërkohë ata vijojnë të refuzojnë ndihmën mjekësore. Një nga grevistët e Poçemit pritet të zëvendësohet nga kolegu i tij.

“Kemi nëntë ditë pa ushqim, askush nuk është interesuar për ne. Kërkojmë të na japin atë që na takon asgjë më shumë, ne jemi të vendosur të vijojmë grevën e urisë, nuk kemi zgjidhje tjetër, duam rrogat dhe rifillimin e punës në uzinë.

Gjendja jonë shëndetësore është përkeqësuar, por do të qëndrojmë këtu deri sa të vdesim, qeveria na ka braktisur, na ka lënë në mëshirë të fatit”,-u shpreh një prej naftëtarëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne