Deklaratë e dijetarëve në mbrojtje të muslimanëve Rohingia në Mianmar

Dijetarët bahrejnas u kanë kërkuar vendeve islamike të krijojnë sa më shpejt një “Koalicion Islamik për Mbrojtjen e Muslimanëve Rohingia” për t’i ndihmuar ata.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, dijetarët bahrejnas duke dënuar mizoritë kundër muslimanëve në Mianmar, kanë thënë: “Është e domosdoshme për të gjithë popujt muslimanë të mbrojnë myslimanët e Mianmarit. Në këtë deklaratë thuhet: “Popujt muslimanë nuk duhet të heshtin ndaj krimeve që po bëhen kundër myslimanëve Rohingia dhe t’i kundërshtojnë ata dhe t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre për të përmbushur kërkesat e tyre njerëzore”. Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë sulmuar muslimanët Rohingia që nga tetori i vitit 2016, në një përpjekje për t’i larguar ata nga provinca perëndimore Rakhine. Sulmet janë intensifikuar që nga 25 gushti, pas sulmeve të dyshuara të armatosura ndaj postblloqeve të policisë dhe ushtrisë në Rakhine. Para kësaj, muslimanët ishin objektiva të shpeshta të turmave budiste. Dhjetëra mijëra Rohingia u dëbuan nga shtëpitë e tyre në një valë tjetër të dhunës në vitin 2012./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne