Vrasja e gazetarëve është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe një precedent i rrezikshëm për sigurinë e atyre që raportojnë nga zonat e konfliktit. Deri më tani, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë paraqitur prova për të mbështetur pretendimet mbi përfshirjen e tyre në aktivitete militante — pretendime që janë mohuar nga Al Jazeera dhe nga organizata të njohura të mbrojtjes së gazetarëve.
Shoqata e Gazetarëve Evropianë kërkon një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për këtë ngjarje dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe qeverive që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe të mbrojnë të drejtën e informimit.
Arber Hitaj
President, Association of European Journalists (AEJ)

















