Deklaratë për shtyp: Bombardimet izraelite të televizionit Al-Aqsa synojnë të shtypnin zërin palestinez

Duke komentuar sulmet ajrore izraelite në selinë e kanalit televiziv Al-Aqsa, të cilat e rrafshuan atë në tokë, zëdhënësi i Hamasit Fwazi Barhoum deklaroi:

Goditja e selisë së kanalit televiziv Al-Aqsa dhe shkatërrimi i ndërtesës është një agresion i ashpër ndaj gazetarisë dhe të gjithë zërave të lirë që janë të dedikuar për të komunikuar realitetin. Ky krim reflekton mentalitetin vrasës të pushtimit izraelit dhe ekspozon të gjitha krimet e tij të egra, aktet terroriste dhe shkeljet e neveritshme që kryen kundër popullit palestinez.

Prandaj të gjitha organizatat gazetareske ndërkombëtare, organet ligjore ndërkombëtare, organizatat e ndryshme dhe mediat kudo nëpër botë duhet ta denoncojnë këtë akt agresiv kundër gazetarisë dhe lirisë së shprehjes.

Hamasi thekson se krime të tilla të tmerrshme kurrë nuk do të ndalojnë që gazetarët e lirë të vazhdojnë misionin e tyre të shenjtë humanitar dhe gazetaresk dhe të ekspozojnë shkeljet e neveritshme të okupimit të okupatorit izraelit kundër popullit palestinez.

Fawzi Barhoum

Zëdhënësi i Hamasit

E hënë, 12 nëntor 2018

burimi: hamas.ps/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne