Pas dështimit të operacioneve për kapjen e Lul Berishës dhe Klementin Balilit i njohur ndryshe si “eskobari i ballkanit”, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shpjegon se operacioni i policisë u dekonspirua nga vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Manjanit operacionin për kapjen e të “fortëve” e njoftoi vetë Ministri i Brendshëm, duke deklaruar se në ditët në vijim do të këtë lajme.
Sipas tij, ky ishte një tregues i qartë se aksionet u dekonspiruan nga vetë ai.
Reagimi i Manjanit:
“Operacioni i Policisë u dekonspirua?!Sigurisht që po!E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.
1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”
Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”
Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen.