Arrestimi i zv.ministrit, kryeministri i Kosovës paralajmëron largimin nga posti

Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Musa Cenës, Zëvendësministrin e arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Nga Vrella e Istogut, Kryeministri ka thënë se Cena do të largohet nga Qeveria.

“Në këto raste po, lirim. Nëse aktakuza është për kohën e përgjegjësisë, po”, ka thënë Haradinaj.

“Organet e drejtësisë po bëjnë punën e vetë. I përgëzojmë për punën e mirë”, ka shtuar ai.rambo_1540135752-7310803

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Cenës një muaj paraburgim një ditë pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një zyrtar të Komunës së Rahovecit dhe një biznesmeni.

Cena do të jetë zyrtari i parë që pritet të shkarkohet meqë ballafaqohet me akuza për korrupsion gjatë kohës sa po ushtron pozitë në Qeverinë e Kosovës.

Sidoqoftë, Shefi i Qeverisë i ka përgëzuar organet e hetuesisë që kanë arritur ta zbardhin një rast korrupsioni ku i përfshirë është zyrtari i AAK’së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne