Sulmohet ambasada e Kanadasë në Athinë nga anarkistët grekë

Godina ku ndodhet ambasada e Kanadasë në Athinë është sulmuar paraditen e së dielës nga një grup anarkistësh. Sipas mediave vendase, një grup prej rreth 10 personash të maskuar goditën me sende të forta vetratat prej xhami në hyrje të ambasadës, duke shkaktuar dëme materiale, si dhe hodhën sasira boje me ngjyrë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata anarkiste “Rubikoni” ndërsa në të kaluarën kjo organizatë ka zhvilluar sulme të ngjashme edhe në ambasada të tjera të huaja që janë akredituar në Greqi.

Ministria e Jashtme greke në një reagim të saj ka dënuar ngjarjen e ndodhur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne