Del fotoja, ky është Roan Brahimi, 32-vjeçari i cili u vra në mes të Athinës

Roan Brahimi është 32-vjeçari, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë mbrëmjen e së enjtes (9 maj), ngjarje e cila është parë nga familjarët e tij, gruaja dhe vajza e mitur. Skenat e panikut që pasuan vrasjen mizore u përshkruan nga një biznesmen, dyqani i të cilit ndodhet pak metra larg vendit të ekzekutimit.

Sipas tij, fillimisht ka dëgjuar tre të shtëna dhe sapo ka dalë nga dyqani i tij për të parë se çfarë ka ndodhur ka parë një grua në gjendje shoku.

“Kam dëgjuar tre të shtëna. Në atë moment dëgjova në radio se tifozët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarrët tani?’ “Unë dola në hyrje të dyqanit tim dhe shoh një grua që hap derën e makinës dhe bërtet”, tha më tej pronari i dyqanit, i cili tha se “kur vrasësi qëlluan me armë kishte dhe fëmijë”.

Si ndodhi vrasja

Gjithçka ndodhi pak pas orës 21:30 të së enjtes në rrugën Messolongiou kur viktima ishte në makinë me një grua.

Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të qëllojë në automjet. Burri ka vdekur nga të shtënat, ndërsa gruaja fillimisht u raportua se mbeti e plagosur, por më pas u saktësua se nuk kishte pësuar lëndime./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne