Shqiperia Sociale

Del nga burgu 19-vjeçarja që helmoi vjehrrën, ja arsyeja pse gjykata e liroi

I hodhi helm vjehrrës në gotën e kosit, ndërsa sot nusja 19-vjeçare është liruar. E arrestuar pak ditë më parë, pas akuzës së vjehrrës për helmimin, Elda Tanushi ka lënë qelinë me vendimin e gjykatës.

Gjykatësja Ilirjana Olldashi ka vendosur masën “arrest shtëpie” për nusen, pasi sipas saj, në momentin që kishte kryer veprën, Elda ishte në kushte të rënda psikologjike kur kreu veprimin.

Edhe Prokuroria ka rënë dakort me këtë vendim, duke marrë parasysh kushtet e rënda psikologjike në të cilaj ndodhej vajza 19-vjeçare. Në dëshminë e saj në sallën e gjyqit, Tanushi është shprehur se pavarësisht konflikteve të shumta që ajo kishte me vjehrrit e saj, nuk e kishte si synim vrasjen e tyre.

Elda Tanushi u arrestua pasi tentoi të helmonte vjehrrën e saj, duke i hedhur një sasi helmi në gotën me kos. Fatmirësisht vjehrra ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pa shqetësime serioze

OPINIONE