Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Siç raportojnë mediet, Tahiri është thirrur për të dëshmuar lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
Tahiri është thirrur si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes, si organizator i protestës së 21 Janarit, gjatë kohës kur PS ishte në opozitë.
Pas dhënies së dshmisë, në oborrin e SPAK-ut, Tahiri për mediat u shpreh se: “U pyeta për rolin që kam pasur në datë 21 janar dhe për kallëzimin që kam bërë në vitin 2015.
Kam qenë protestues në atë kohë, pjesa tjetër i takon hetimit. Është një ngjarje që duhet zbardhur dhe shpresoj shumë”, tha Tahiri.
Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.
Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin./sot