Del para gjykatës terroristi australian, i qeshur dhe i qetë

Në Zelandën e Re kanë nisur ceremonitë e varrimi të muslimaneve që u ekzekutuan në dy xhami nga nje terrorist i krishtere i cili vrau 49 besimtare dhe plagosi 42 te tjere.

Policia e Zelandës së Re ka ngritur akuza ndaj një 28 vjeçari, i cili sipas Kryeministres përdori 5 armë për të qëlluar kundër besimtarëve muslimane.

Terroristi kristjan ka dalë para gjykatës, ku është parë shumë i qetë dhe herë pas here i qeshur.

Në një manifest që kishte publikuar në media sociale, ai shprehte urrejtje për imigrantët dhe myslimanë dhe simpati për nacionalistët, përfshirë edhe figura mesjetare nga Ballkani si Skenderbeu.

Autori i sulmit të djeshëm Scott Morrison kishte publikuar online një manifest, prej 73 faqesh në të cilin i ka bërë të ditura qëllimet e tij, duke e përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “etno-fashist”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne