Kërkohet burg përjetë për Karaxhiçin

Radovan Karaxhiç do të mund të dënohet me burg të përjetshëm për masakrën e Srebrenicës dhe ngjarje të tjera të frikshme gjatë konflikteve të fillimit të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Karaxhiç u dënua me 40 vjet burg në 2016 për masakrën e Srebrenicës të korrikut të 1995-ës, ku u vranë më shumë se 8 mijë myslimanë, ndërsa akuzohete dhe për krime të tjera, të cilët përmblidhen në akuzën “krime kundër njerëzimit”.

Nisur nga kjo akuzën, prokurorët po kërkojnë një dënim të përjetshëm për Karaxhiq.

Nura Begoviç, e cila humbi 16 të afërm në luftën në Bosnjë, shpreson për dënimin maksimal.

“Askush nuk mund t’i kthejë të dashurit tanë, por (dënimi me burgim të përjetshëm) do të thotë se ka të paktën drejtësi,” tha Begoviç.

Asaj, mbetjet e vëllait ia identifikuan në një laborator të ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Hagë muajin e kaluar pasi u gjetën në një varr masiv.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne