Delegacioni parlamentar turk vizitoi Malin e Zi

Në Mal të Zi qëndroi një delegacion i Grupit të Miqësisë së Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë (TBMM) i kryesuar nga deputeti Erol Kavuncu. Delegacioni u prit nga zyrtarët më të lartë të Parlamentit të Malit të Zi, por dhe nga zyrtarët lokalë pasi ata kanë vizituar edhe disa qytete të Malit të Zi, Komunën e Tuzit, Ulqinit dhe Bokën e Kotorit. Delegacioni nga Turqia u prit nga Kryetari i Parlamentit, Ivan Brajeviq. Ishte konstatim i përbashkët se marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë i përcjell bashkëpunimi i mirë ekonomik dhe, për vendin tonë, janë me rëndësi të madhe edhe investimet në zonat më pak të zhvilluara. Kryetari i grupit të miqësisë, Kavuncu është shprehur i kënaqur me mbajtjen e dialogut të rregullt si dhe me gatishmërinë e dy parlamenteve për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me përmbajtje të reja. Ai, ka theksuar se Mali i Zi, është vend i tolerancës, bashkëjetesës dhe paqes dhe se Kuvendi i tij, në të cilin janë prezent përfaqësuesit e qytetarëve, është pasqyrë e vërtet e multietnicitetit dhe paraqet shembull në botë. Vlerësime të ngjashme u dhanë  edhe në takimin e Kryetarit të grupit të miqësisë të Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu me delegacionin Turk të përbërë nga deputetët: z. Erol Kavuncu, kryetar i grupit Turqi – Mal i Zi, znja Tülay Kaynarca, z. Mehmet Erdoğan, z. Mustafa Tuncer dhe z. Mehmet Bülent Karataş.

Në Ulqin qëndroi delegacioni i Grupit të Miqësisë së Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë me Malin e Zi 

Delegacioni Turqisë i kryesuar nga deputeti Erol Kavuncu në përcjelljen e nënkryetarit të Parlamentit Genci Nimanbegu, Ambasadores së Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan dhe Koordinatorit të TIKA-s Muhammet Unal qëndruan për vizitë edhe në Ulqin ku u pritën nga Kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryesuesi i delegacionit parlamentar nga Turqia Erol Kavuncu tha se gjate tre ditëve të kaluara në Mal të Zi kemi zhvilluar bisedime konstruktive dhe të rëndësishme. “Ne si grup parlamentar së bashku me kolegët tanë nga Mali i Zi do te vazhdojmë të punojmë në avancimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin ekonomik por edhe atë arsimor etj. Sot në Ulqin jemi njoftuar më për së afërmi me qytetin dhe aktivitetet që ndërmerr komuna në projektet zhvillimore. Besojmë dhe jemi të bindur se me qytete të tilla që kanë potencial kaq të madh turistik ka vend për avancimin e bashkëpunimit të më tejmë si  shkëmbimi i përvojave ose realizimi i investimeve të përbashkëta ku mund të kontribuojmë që Ulqini të bëhet akoma më shumë i njohur si destinacion turistik “u shpreh Erol Kavuncu. Ndërkaq nga ana tjetër kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë si dy vende mike, anëtare të NATO-s. Ai veçoi bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe lidhjet e përgjithshme bilaterale. Kryetari i Ulqinit nënvizoi bashkëpunimin me Ambasadën e Turqisë, TIKA-n dhe theks të veçantë i kushtoi interesimit të investitorëve nga Turqia për të investuar në Ulqin. Koordinatori i TIKA-s në Mal të Zi Muhammed Ynall (Ünal), i cili po ashtu ishte në përbërje të delegacionit, u shpreh i gatshëm që TIKA të kyçet në projektet infrastrukturore të komunës së Ulqinit. Ndërkaq nënkryetari i parlamentit Genci Nimanbegu në cilësinë e nikoqirit shprehu kënaqësi që delegacioni vizitoi Ulqinin dhe siç u shpreh bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të avancohet gjithnjë e më shumë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne