Bota

Delegacioni turk anulon pjesëmarrjen në ceremoninë e dorëzim-pranimit në NATO

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të organizuar në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), misioni i Komandës Supreme të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR) kaloi nga gjeneralarmate Curtis M. Scaparrotti tek gjeneralarmate Tod D. Wolters.

“Personat që mbajnë titullin e SACEUR-së, arritën të shkëshillojnë Bashkimin Sovjetik duke marrë përsipër lidershipin e aleancës sonë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ata u dhanë fund luftërave të dhunshme në Ballkan, si dhe ndihmuan që të mposhtim Al-Kaedën në Afganistan e të përhapim demokracinë dhe lirinë në Evropë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë ceremonisë në SHAPE, në qytetin belg të Monsit.

Zyrtarët civilë dhe ushtarakë turq mësuan në orët e mbrëmjes së të enjtes se krahas aleatëve të NATO-s, autoritetet e SHAPE-së kishin ftuar në ceremoni edhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, zyrtarët turq ndërmorën një nismë të shpejtë dhe njoftuan se nuk do të marrin pjesë në ceremoni në rast se nuk tërhiqet ftesa për përfaqësuesit e administratës grekoqipriote, e cila s’ka qoftë edhe një partneritet të vetëm me NATO-n.

Bëhet e ditur se edhe vetë zyra e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg, është informuar në lidhje me këtë situatë nga autoritetet turke dhe se deri në atë çast nuk ka qenë në dijeni të ftesës në fjalë.

Rrjedhimisht, delegacioni turk nuk mori pjesë në ceremoni./ trt

OPINIONE