Demokracia në Indonezi: Një shitëse e kafesë aspiron të bëhet politikane e madhe

“Kam shkuar në sallon dhe jam grimuar, jam bërë si artiste” – Kështu e fillon tregimin e saj Eha Soleha, duke e përshkruar fotografinë e saj të ngjitur në mur, me të cilën garon për të zënë ulësen e një deputeteje.

Eha Soleha është njëra nga shumë gratë që garojnë për pozitën e deputetes në Indonezi.

Partitë janë të detyruara me ligj që gratë të përbëjnë 30% të kandidatëve të tyre dhe gjithnjë e më shumë gra po hyjnë në zgjedhje, pavarësisht profesionit të tyre.

Zonja Soleha, e cila është një shitëse e kafesë në rrugë. Ajo ëndërron të zgjidhet deputete dhe të ndryshoj jetën e saj dhe të njerëzve përreth.

“Dua ta ndryshoj këtë zonë dhe t’u ndihmoj miqve të mi që ta përmirësojnë jetën e tyre”, thotë Soleha.

Dhe Soleha nuk është se nuk ka mbështetës. Atë e përkrahin së paku moralisht klientët e saj të kafesë që i takon rrugëve të ngushta të tregut të cilin e përshkon në këmbë. Shumë prej tyre i kanë premtuar edhe votën.

Vendi me sa duket është inspiruar nga presidenti i tyre, i cili dikur ishte një marangoz.

Ka një gjë të cilën votuesit e kanë mjaft të qartë: Politika nuk u takon vetëm të pasurve dhe atyre që janë të pushtetshëm. Ndonjëherë, duhet të dëgjohet zëri i një shitëseje kafeje, që kalon nëpër rrugë që nuk i mbërrijnë të tjerët, një zë që nuk e ka zakon të ankohet, një person që punon pa e larguar asnjëherë buzëqeshjen nga fytyra.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne