Bota

Indi, peshkopi katolik akuzohet për përdhunimin e murgeshës

Një peshkop katolik në Indi është akuzuar për përdhunimin e një murgeshe si dhe vepra të tjera. Policia tha se ka arrestuar peshkopin Franko Mulakkal.

Mbi peshkopin me “autoritet fetar” në vend bien një sërë akuzash. Mulakkal akuzohet për pengim të lirisë, krim seksual, seks të panatyrshëm dhe keqpërdorim të pushtetit, shkruan “Guardian”.

Mulakkal u arrestua më 21 shtator 2018 në Kerala pas një hetimi njëmujor. Një murgeshë tha në polici se kishte qenë pre e abuzimeve të priftit të njohur nga viti 2014 deri më 2016.

Peshkopi ka mohuar akuzat, ndërsa policia ka marrë masa, duke u paraqitur edhe në manastire, për shkak të rasteve të përhapura të dhunimeve seksuale.

OPINIONE