Bota

Demokratët kalojnë projektligjin e anti-urrejtjes, irritohen të eturit për gjakun ‘anti-semit’ të Omarit

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që dënonte të gjitha format e fanatizmit (përfshirë edhe antisemitizmin) pas një dite të gjatë bisedimesh të zhvilluara. Projektligji i rishkruar gati tre herë ishte pothuajse më se i qartë që ishte edhe një vërejtje mbi pretendimet e supozuara për antisemitizëm të demokrates Ilhan Omar nga Minesota. Projektiligji duhej që të ishte inicuar që me denoncimin e fanatizmit të ushtruar kundër grupeve dhe pakicave në SHBA, megjithatë procesi filloi kur mbështetësit e Omar kërkuan që në projektligj të përfshiheshin edhe muslimanët.

Rezoluta përfundimtare gati sa nuk u kthye në një parodi, kur demokratët këmbëngulën që edhe latinët, aziatikët, pacifistët dhe personat e LGBT-së të shtoheshin në listën e “njerëzve që tradicionalisht përndiqeshin”, duke bërë në këtë mënyrë që votimi të enjten pasdite të shtyhej për një orë. Internimi i amerikano-japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, e drejta per bashkim ne Charlottesville, madje edhe çështja Dreyfus e cila kishte ndodhur në vitin 1800 në Francë!, gjendeshin te renditura në versionin përfundimtar të projektligjit.

Votimi përfundimtar numeroi 407 vota në favor dhe 23 vota kundër që u përkisnin republikanëve.

“Unë jam këtu … duke debatuar një rezolutë që të gjithë ne duhet ta kishim mësuar që në kopësht: ‘Bëhuni të mirë. Mos urreni”, tha duke u mrekulluar republikani Doug Collins i Xhorxhias pasi i kishte marrë një javë kohë hartimi i projekt-ligjit prej shtatë faqesh që në thelb përbënte pak më shumë se një thirrje për mirësjellje të përbashkët.

Shumë nga republikanët që kundërshtuan projektligjin këmbëngulën se lidershipi demokrat duhet ta modelonte rezolutën duke kritikuar në radhë të parë Steve King nga Iowa pasi këtë vit ai ishte shfaqur duke mbrojtur epërsinë e supremacizmit të bardhë gjatë një interviste. Rezoluta u hartua fillimisht si një vërejtje formale ndaj Omarit për komentet e saj të perceptuara si antisemite. Të enjten, demokratja Nancy Pelosi e Kalifornise tha se nuk ishte e nevojshme qe t’i referoheshin pikerisht asaj me emër, duke deklaruar se Omar nuk i kishte bërë komentet e saj me qëllim antisemitzmin.

Kryetarja e republikanëve në Kongres Liz Cheney nga Wyoming deklaroi se demokratët janë nën ndikimin e “ekstremistëve të së majtës të cilët nuk mund të marrin as edhe kurajon për tu ngritur që të kritikojne anti-semitizmin” dhe e quajti votimin si “një ditë të trishtuar për dhomën.”

“Më është thënë çdo ditë se jam antiamerikane nëse jam kundër Izraelit”, shkruajti në Twitter Omar javën e kaluar, duke u perballur në këtë mënyrë me situaten e fundit”. Sulmet më të fundit ndaj politikanes, sipas rregullave të identitetit të politikës, demokrate e përsosur (një grua myslimane emigrantësh me ngjyrë), në mesin e demokratëve dhe republikanëve më së shumti të pasur dhe kryesisht të bardhë, për të mos përmendur përballjen edhe me lobin izraelit që ajo ka dënuar, rezultuan kundër saj si ngacmime dhe dëshmuan mendimin e saj i cili mori shumë mbështetje dhe mbrojtje nga ndjekësit e saj në Twitter. Ndoshta duke kujtuar detyrën e tyre për t’i kënaqur votuesit në vitin 2020, demokratët e mbështetën atë në minutën e fundit.

Kjo nuk e ndaloi lobin në pretendimin e kokës së Omarit kur rezoluta kaloi, pasi pro-izraelitët e ashpër donin ta shihnin Omarin të zhveshur nga pozita e saj në komision. Ndërkohë, të freskët pas nje votimi kundërshtues, disa republikanë shkruan në Twitter dhe shprehën pakënaqësitë e tyre për rezolutën e “turpit”.

Deri diku si ironike, Omar ka qenë pothuajse pre e ngacmimeve që nga ardhja e saj në Kapitol Hill në janar, për shkak të fesë së saj, prejardhjes së huaj dhe kundërshtimit të hapur të ndikimit izraelit në qeveri. Një poster i kongresistes poshtë një fotografie që tregonte kullat binjake duke u djegur, në të vërtetë nxiti javën e kaluar një mori sulmesh në ndërtesën qeveritare në Virxhinian Perëndimore.

Edhe para se të shkruante ne Twitter se AIPAC po perceptohej nga disa sikur ishte anti-semit, Omar dhe Rashida Tlaib (demoktrate e Michiganit), gratë e para muslimane që shërbejnë në Kongres, u sulmuan ashpër nga kongresmeni i dhomës së pakicave Kevin McCarthy për kritikat që bënë mbi miliardat e dollarëve ndihmë që i jepen çdo vit Izraelit pavarësisht shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga ana e tij./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE