Luftanijet turke dhe ruse zhvilluan stërvitje të përbashkët në Detin e Zi

Forcat Detare të Turqisë së bashku me Flotën Ruse të Detit të Zi zhvilluan stërvitje të përbashkëta në Detin e Zi.

Komandanti i Njësisë për Sigurimin e Informatave të Flotës Ruse të Detit të Zi, Aleksey Rulyev deklaroi se “Ekuipazhi i dy anijeve nga baza detare ‘Novorossiysk’, gjegjësisht të anijes patrulluese ‘Vasiliy Bikov’ dhe anijes për heqjen e minave (dragaminë) ‘Valentin Pikul’ së bashku me ekuipazhin e luftanijes turke ‘Burgaz’ dhe anijes për heqjen e minave ‘Akçay’ zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake”.

“Ekuipazhet e anijeve të të dyja vendeve zhvilluan stërvitje në Detin e Zi”, deklaroi Rulyev dhe tha se ato bënë stërvitje edhe për zbarkim në zonat e rrezikshme me mina.

Luftanijet e Forcave Detare Turke në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta të koduara “Vatani i Kaltër” që u zhvillua mes datave 6-8 mars në Detin e Zi, Mesdhe dhe Egje, ankoruan në portin rus Novorossiysk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne