Olsi Jazexhi: Shto delat? Nje Islam qytetar dhe demokratik

Duke cituar shkrimin e Leninit “Shto Delat” – “Cfare duhet bere” – Dr. Olsi Jazexhi tregon se cfare duhet te bejne qytetaret muslimane ne Shqiperi qe ta kthejne Islamin ne nje ideologji te gjalle dhe pjese te shoqerise civile shqiptare.

Historiani Olsi Jazexhi ne video leksionin e rradhes ne kanalin e tij youtube shpjegon se si Shqiperia nuk eshte me nje vend i lire dhe sovran qe pas renies se komunizmit, ndaj KMSH-en, ate qe duhet te mbroje te drejtat e muslimaneve e kontrollojne amerikanet. Nder te tjera ai thote se lufta brenda KMSHes eshte thjeshte nje lufte berrylash ndermjet hoxhallareve, e muslimanet s’mund te bejne gje per momentin per te ndryshuar gje aty perderisa institucioni kontrollohet nga Amerika. Dr Olsi Jazexhi tregon se si muslimanet duhet te organizohen ne shoqeri civile ne kete sistem demokratik e liberal, e te mos presin vetem nga hoxhallaret, te cilet ne shume raste i kane kembet e lidhura pas nje rroge ose per arsye te tjera nuk reagojne dot ndaj islamofobise shtetrore.

Nder te tjera ai tregon per peripecite qe ka kaluar ne krijimin e Forumit Musliman bashke me disa besimtare muslimane te tjere. Sipas Jazexhiut Forumi Musliman ishte nje institucion shume i mire dhe i sukseshem qe kontribuoje kunder islamofobise ne Shqiperi. Nje nga sukseset e Forumit ishte kontakti me ish ministrin e jashtem Davutoglu qe te nderhynte per statusin e Xhamise se Kalase se Shkodres ku islamofobet e pretendonin per kishe. Tjeter sukses i Forumit ishte kerkimi i faljes nga Presidenti Mojsiu per deklaratat e tij islamofobe. Forumi pati nje aktivitet shume te mire nga 2005 deri ne 2010. Por sipas Dr. Jazexhiut me pas sherbimet sekrete marin nen kontrroll Forumin dhe islamofobia shtohet ne vend e askush nuk ka se kush ti mari ne llogari sic bente me pare forumi.

Gjithashtu Olsi tregon edhe historin e formimit te Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise dhe mbeshtetjen qe ai i dha asaj per ta kthyer ne nje shoqeri civile te mirefillte. Por edhe LHSH deshtoje nga misioni i saj per te cilen u krijua, pas kapjes se saj nga Saudia. Gjithashtu tregon edhe themelimin e organizates muslimano-shqiptare ne Itali, UAMI, se si ai me disa muslimane te tjere me shume veshtiresi dhe kercenime nga sherbimi sekret italian me ne fund e krijuan.

Dr. Jazexhi tregon se muslimanet shqiptare duhet te kene nje parti politike. Por perderisa nuk jane kushtet per kete, ai tregon se si fillim duhet te organizohen ne shoqeri civile, ne organizata, ashtu sic ben edhe Sorosi, por ndryshe nga ai, kjo shoqeri civile muslimane do te jete per te miren e muslimaneve dhe shoqerise ne pergjithesi.

Jazexhi tregon se si qeveria ben projekte anti myslimane si psh vetem statuja te krishteresh ne Tirane e jo muslimanesh, se si muslimanet diskriminohen ne pune etj. Duke krijuar grupe insteresi muslimanesh ne do te bejme ate qe se ben KMSH, te cilet jane vetem klloun qe shteti dhe amerikanet i perdorin vetem per menaxhimin e xhamive – thote Dr Jazexhi.

Ai ju ben thirrje gjithe muslimaneve qe kane deshir per te themeluar nje shoqeri civile myslimane te kontaktojne me te. Per me shume shikoni videon e plote.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne