Dëmtohet me çekan statuja e gruas me gjoks të zhveshur

Një burrë me çekan dëmtoi statujën e një gruaje me gjoks të zhveshur, një simbol të qytetit algjerian Setif.

Drejtori i komunikacionit në Setif, Mohamed Topuiri, tha sot se një salafist, i cili aderon në islamizmin konservator, dëmtoi fytyrën, gjoksin dhe dorën e statujës, e cila përbën pjesën qendrore të fontanës, njoftoi AP.

Ministri i Kulturës Azasedine Mihoubi, i cili është nga Setif, shkroi në llogarinë e tij të Twitter se kryerësi i sulmit ishte arrestuar. Ai tha se ishte i njëjti njeri që kishte dëmtuar statujat edhe vitin e kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne