Bota

Dënim me burg për kanadezin i cili ka 149 fëmijë nga 24 gra

Me akuzën se është martuar me 24 gra, banori i provinces ‘Kolumbia Britanike‘ të Kanadës, Winston Blackmore është dënuar me arrest shtëpiak për 6 muaj dhe me 150 orë pune publike pa pagesë.

Sipas raportit të The Globe dhe Mail, Winston Blackmore-it, një 61 vjeçar i cili në mes të viteve 1990 – 2014, ka pasur 149 fëmijë nga 24 gra, i është dhënë denim me gjashtë muaj burgim shtëpiak dhe 150 orë punë pa pages, me akuzën për martesë me shumë gra.

U raportua se pas vendimit ndaj tij, Blackmore, për të cilin u raportua se me 9 nga 24 gratë është martuar kur ato kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe me 4 prej tyre kur ato kanë qenë në moshën 15 vjeçare, ka reaguar ndaj këtij vendimi.

Një i pandehur tjetër, James Oler, u dënua me 3 muaj burg me akuzën për martesë me 5 gra. Oler do të punoj punë publike pa pagesë për 75 orë.

U vu në dukje se Blackmore dhe Oler janë kanadezët e parë që marrin dënime me burg për martesa të shumëfishta, të paktën në 100 vitet e fundit.

Të dy këta persona janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Edhe pse kjo organizatë e braktisi këtë praktikë në fund të shekullit të 19-të, anëtarët e saj janë ende shumë të varur nga martesat e shumta.

Që një kohë të gjatë, zyrtarët kanadezë nuk kanë mundur t’a dënojnë Blackmore-in për shkak se në këtë mënyrë do të mund të shkelnin lirinë fetare. Në vitin 2011, gjykata vendosi që pasojat që vijnë nga martesat e shumta, japin arsye të mjaftueshme për të kufizuar lirinë fetare dhe kështu, Blackmore dhe Oler u sollën në gjykatë.

Burimi : Sputnik News/ ML