Ngjarja e mistershme brenda Gardës, çfarë dyshohet për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafës

Sot rreth orës 12:00 gazetarët mësuan përmes burimeve se në garazhin e Gardës së Republikës është gjetur pajetë një gardist, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Pas raportimit të këtij lajmi, Garda e Republikës përmes një njoftimi të shkurtër, konfirmoi ngjarjen duke thënë se viktima është Shkelzen Qordja, 31 vjeç.

Çfarë dihet deri tani

Viktima: Shkelzen Qordja, 31 vjec, punonjës i Gardës me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm

Ora: Ngjarja ka ndodhur në 9:30 të mëngjesit të sotëm.

Vendi: Brenda garazhit të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plumb në kokë.

Brenda makinës është gjetur pistoletë që dyshohet se është arma e tij e shërbimit.

7 gëzhoja janë gjetur në garazhin e Gardës, në vendin ku qendrojnë makinat e ministrisë

Grupi hetimor, që drejtohet nga një prokuror i gatshëm i prokurorisë së Tiranës dhe oficerë të policisë së Tiranës janë në vendin e ngjarjes. Prokuroria po heton në dy pista: Atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes.

Theksojmë se Policia e Shtetit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë edhe pse kanë kaluar mbi 3 orë nga krimi i rëndë në një institucion të rëndësisë së veçantë, si Garda e Republikës.

/Opinion.al

*foto e viktimes, marre nga rrjetet sociale

*Pamje nga ambientet e jashtme te gardes

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne