Dënohen 3 ish-ushtarë serbë për “krime lufte kundër civilëve”

Tre ish-ushtarë serbë janë dënuar me 32 vjet burg për “krime lufte kundër civilëve” gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Të premten, Gjykata e Lartë e Bosnjes i gjeti tre nga katër të dyshuarit fajtorë me akuza për krime lufte, të tilla si masakra kundër civilëve boshnjakë, tortura dhe përdhunime në dhe rreth qytetit Sanski Most, si anëtarë të ushtrisë serbe.

Goran Mrdja u dënua me 14 vjet burg, ndërsa të pandehurit e tjerë – Mile Kokot dhe Milorad Mrdja me 10 dhe 8 vjet respektivisht. I pandehuri tjetër, Ranko Mrdja, u gjet i pafajshëm.

Almaz Ceric, vajza e një prej viktimave, tha se Milo Kokot u dënua me dhjetë vjet.

“Ai e vrau atë (babain tim) para meje, kjo ndodhi para syve të mi”, tha ajo.

Gjyqi filloi në prill të vitit 2015.

Prokuroria gjatë gjykimit thirri më shumë se 30 dëshmitarë dhe paraqiti prova materiale për të provuar se Goran, Milorad dhe Ranko, po ashtu edhe Mile morën pjesë në krimet e kryera kundër boshnjakëve, duke përfshirë vrasje, përdhunim, rrahje, grabitje dhe abuzime të tjera psikologjike dhe fizike. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne