Denoncimi/ “Djegin serverin e TIMS për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Ramës”

Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në ambjentet e Ministrisë së Brendshme ndodhis sipas ish-kryeministrit Sali Berisha diçka “për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve më trafikantët të Olsi Ramës, Taulant Begos dhe Narkoministrave e narkoqeveritarëve të tjerë”.

Sipas Berishës, janë djegur qindra dosje krimi në dhomën ngjitur, duke shtuar se narkosët kanë festë të madhe në të gjitha nivelet.

Reagimi i plotë i Berishës:

Ne zjarr dhoma e TIMS!

Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e ministrise se brendshme per te zhdukur gjurmet e udhetimeve me trafikante te Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritareve te tjere!

Mesohet se jane djegur dhe qindra dosje krimi ne dhomen ngjitur. Feste e madhe kane sonte narkoset ne te gjitha nivelet. Rroft Zjarri! sb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne