Futet në grevë urie i dënuari për terrorizëm, flet i ati i Verdi Moravës: Do ndërmarrim hapin ekstrem

Verdi Morava, i dënuar me dhjetë vite burg për terrorizëm ka nisur një grevë urie në burgun e Fushë Krujës që prej datës 25 shkurt. Duke kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe pa pranuar akuzat, i ati i tij, Dielli Morava, shprehet për Fax News se kjo është forma e fundit që i ka mbetur për drejtësi. Morava thotë se çështja pritet të kalojë në Strasburg nëse nuk gjen zgjidhje në Tiranë.

I akuzuar se rekrutonte njerëz për dërgimin e tyre për të luftuar në Siri, Verdi Morava, vijon të vuajë dënimin prej disa vitesh në burgun e Fushë Krujës. Duke mos pranuar asnjëherë akuzat, Verdi Morava, që prej datës 25 shkurt i është drejtuar grevës së urisë. I ati i tij, Dielli Morava, në një intervistë për Fax News, rrëfen se i biri ka kaluar në izolim pas marrjes së këtij vendimi.

“Verdi është i pafajshem, greva e urise ishte e detyrueshme. Autoritetet e burgut e kanë kaluar në izolim pas fillimit të grevës së urisë. Çështja e djalit tim pritet te kaloj edhe ne Strasburg”, tha Dielli Morava për Fax News.

I akuzuar se rekrutonte njerëz për dërgimin e tyre për të luftuar në Siri, Verdi Morava, vijon të vuaj dënimin prej disa vitesh në burgun e Fushë Krujës. Duke mos pranuar asnjëherë akuzat, Verdi Morava, që prej datës 25 shkurt i është drejtuar grevës së urisë. I ati i tij, Dielli Morava, në një intervistë për Fax News, rrëfen se i biri ka kaluar në izolim pas marrjes së këtij vendimi.

Verdi Morava nuk ka pranuar asnjëherë akuzat e tij, ndërsa kjo është arsyeja kryesore që i është drejtuar kësaj forme të protestës. Lidhur me të ai u ka drejtuar një letër të gjitha institucioneve përgjegjëse.

Duke mos patur në funksion shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, Dielli Morava, shprehet i vendosur se pas përfundimit të procesit në Tiranë, çështja prirtet të ndërkombatërizohet.
Sinkron…
Nëntë të akuzuarit për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri për të luftuar për grupimet terroriste ISIS dhe Al Nusra u shpallën fajtorë nga Gjykata për Krimeve të Rënda, mes protestave të të dënuarve dhe avokatëve mbrojtës për trajtim të padrejtë dhe diskriminim fetar në maj të vitit 2016.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iFikJO1SKk0]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne