I dëbuan nga Al-Aksa, palestinezët luten në Portën e Luanëve

Palestinezët u ndaluan të hynin në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, ndaj sot i kryen lutjet e Xhumasë në Portën e Luanëve.
Burrat, gratë dhe fëmijët thanë se asgjë nuk do t’i mbante larg vendit të shenjtë.
Autoritetet izraelite lëshuan urdhra për ndalimin e palestinezëve që të hynin në vend gjatë ditëve të fundit.
Adhuruesit kryenin lutjet, ndërsa ishin të rrethuar nga policia ushtarake e okupimit izraelit.
Sheikh Raed Daana, i cili u ndalua nga autoritetet izraelite për të hyrë në kompleksin e shenjtë për gjashtë muaj, u bëri thirrje palestinezëve që të shkojnë në Al-Aksa për ta mbrojtur atë nga shkeljet e okupimit.
Pas lutjeve, shumë palestinezë u drejtuan te Porta e Al-Rahma (Porta e Mëshirës).
Policia izraelite dje ndaloi një zjarrfikës palestinez nga Departamenti i Dhurimit Islam për të hyrë në Porten Al-Rahma, zonë brenda kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.

Porta Al-Rahma shtrihet në lindje të xhamisë Al-Aksa, forcat okupuese e vulosën ndërtesën në vitin 2003, pasi ishte selia e Komitetit të Trashëgimisë Islame; Izraeli kishte thënë në atë kohë se ndërtesa po përdorej për aktivitete politike. Në vitin 2017, një gjykatë izraelite urdhëroi që ndërtesa të mbyllet deri në një njoftim tjetër.
Javën e kaluar palestinezët mbajtën lutje në atë zonë për herë të parë në 15 vjet./ MEMO/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne