Denoncimi i PD/ Muçollari: Qindra tonë ngarkesë toksike doli nga Porti i Durrësit, dyshime për biznes kriminal. Të hetohet!

Partia Demokratike ka denoncuar se nga Porti i Durrësit ka dalë një ngarkesë me mbetje të rrezikshme me 100 kontenierë në dy anije. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari deklaroi se dy anijet që transportojnë ngarkesën kanë fikur aparaturat që kontrollojnë vendndodhjen në det të hapur.

Sipas tij, ngarkesa e dyshuar toksike ka alarmuar autoritetet e BE, të Singaporit dhe Malajzizë.

Muçollari i kërkon autoriteteve shqiptare ligjzbatuese të reagojnë dhe të bëjnë transparencë për rastin ndërsa i është drejtuar edhe ministrit të ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu i cili ka qenë Drejtor i Portit kur ngarkesa nga dalë nga Durrësi në datën 4 korrik 2024.

“Pse nuk ka nisur një hetim? Raportimet janë se anijet janë ngarkuar me 4 korrik. Drejtori i portit në atë ditë, në detyrë, ishte ai që u promovua, u bë Ministër i Mbrojtjes. A ka diçka Vengu për të thënë për këtë rast? Nëse janë materie e rrezikshme, nga buron, ku del, ku prodhohet, ku strehohet? Nëse ky është një biznes ilegal i grupeve kriminale, si ka mundësi që ka ndodhur në mes të ditës? Autoritetet nga Europa, Singapori, e deri në Malajzi, janë në alarm. Vetëm rilindasit nuk ndihen“, thekson Muçollari./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne