Menjëherë sapo Edi Rama la mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët socialistë nisën të flasin hapur dhe të ankohen për ministrat. Ka qenë deputeti Vullnet Sinaj, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu dhe Mimi Kodheli që shprehën pakënaqësi për komunikimin e vështirë me ministrat që nuk i përgjigjen, duke i krahasuar ata me “pronarë firmash”.
Distancimi i ministrave ka qenë një shqetësim i 4 viteve më parë të deputetëve të PS-së, që i duhet të përballen me premtimet që i janë bërë qytetarëve në fushatë për vende pune. Pritet që në muajt në vazhdim distance mes ministrave dhe deputetëve të bëhet akoma më e madhe për shkak të ngarkesës që kanë ministrat e qeverisë Rama 2, pas shkrirjes së ministrive.
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_6063.jpeg?fit=300%2C181&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_6063.jpeg?fit=300%2C181&ssl=1)