Deputeti i Lëvizjes Besa: Nuk do ta mbështesim qeverinë e Zaevit

Zeqiria Ibrahimi i Lëvizjes Besa në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës së sotme parlamentare tha se nuk do të mbështesin qeverinë e re të Zaevit.

Ai, gjatë interpelancës tha se Zoran Zaevi  ka përzgjedhje të shkëlqyer, por shfaqi edhe dëshpërim për një pjesë të kuadrit i cili, siç tha, nuk i plotëson të gjitha pritjet tona. Sipas tij, kabineti i propozuar qeveritar nuk është reformë, por riciklim.

“Isha i bindur se shkaku se pse e refuzuat bashkëpunimin me ne është kërkesa jonë për ridefinimin e shtetit. Por sot e kam të qartë se ky është parimi ynë i parë në qeveri të mos ketë persona të korruptuar dhe të inkriminuar”, tha Ibrahimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne