Shqiperia

Deputeti i LSI përgjigje për Fleckenstein:S’kemi më nevojë për ty

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i është përgjigjur në distancë deklaratës së bërë nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistë për Deutsche Welle.

Ndërsa Fleckenstein u shpreh i zhgënjyer për djegien e mandateve nga opozitarët, deputeti i LSI-së thotë se gjatë kohës kur zoti Knut ishte monitories për Shqipërinë këtu ndodhën krizat më të rënda, politike, ekonomike dhe sociale.

STATUSI I PLOTË

Për shokun Knut!
—–

Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

OPINIONE