Të armatosen! Berisha shpërndan videon që Rama u ka ashpërndarë ambasadorëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video-përmbledhje me deklaratat e tij të forta bërë sa brenda sallës së Parlamentit, sa jashtë tij.

Në video Berisha bën thirrje për armatosje e ‘zhdukjen’ e Ramës ndërsa thotë se pikërisht këtë video shefi i qeverisë Edi Rama, ia ka shpërndarë ambasadave e qeverive të ndryshme si provë për grusht shteti ndaj tij.

“Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!! sb”, shkruan Berisha duke mos ndryshuar kështu qendrim për deklaratat e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne