Deputeti i PD-Ministrit gjerman: a keni ju një kryeministër kriminel

Kryediplomati gjerman Sigmark Gabriel i ka bërë thirrje sot opozitës në Shqipëri që ti japin fund bojkotit të kuvendit.

Ndaj këtyre thirrjeve i pari nga opozita ka reaguar ish-ministri i Brendshëm, njëherësh deputet i PD-së Flamur Noka, ku sipas Nokës ministri gjerman nuk e kupton opoztën.

“Z Gabriel :
A keni ju 14% te parlamentit te mbushur me kriminele, vrases, trafikante, perdhunues etj? Dhe te gjithe te jene te perzgjedhurit e kryeministrit???Une jam i sigurt se jo..Ketu po.
A keni ju kryeminister te lidhur me krimin dhe qe i sherben krimit dhe qe ka shnderruar vendin ne baze te krimit organizuar ? Sigurisht qe jo e as ja lejoni vetes ta mendoni e jo me ta beni realitet.
A keni ju administrate te mbushur me kriminel ??Sigurisht qe jo e as qe mund ta mendoni ??Ketu qeveria e ka bere realitet kete gje.
A keni norme ju atje blerjen e votes nga qeveritaret tuaj? Sigurisht qe jo . Ketu po dhe e ke me ze dhe me figure ne cdo pal zgjedhje te pas 2013-es.
A perdor qeveria juaj bandat dhe krimin e organizuar per te tjetersuar me arme e dhune vullnetin e popullit ??Sigurisht qe jo.Ketu ka ndodhur ne cdo pale zgjedhje qe nga 2013 e deri me sot .
A keni ju minister te brendshem ushtar te krimit orgnizuar dhe kryetrafikant droge? Sigurisht qe jo .
Ketu po ,sepse deri dje makina dhe skafi i tij perdoreshin per trafik droge nga trafikantet kusherinj te ministrit ..
A keni tani minster te brendshem nje ish hetues te Stas-it ? Sigurisht jo por ketu po.
A keni ju sot nje Gjermani te lulezuar nga droga e mbjelle nga bashkepunimi qeveri-krim ? Sigurisht jo.
A perdoren ne vendin tuaj nga qeveria mliardat e eurove te droges per te mbajtur ne pushtet qeverine tuaj nepermjet blerjes votes??Sigurisht jo. Ne vendin tone jane perdorur ne te gjitha zgjedhjet e pas 2013-es.

Ndaj dhe nuk mund ta kuptosh opoziten dhe kryetarin e saj ne kauzen e shenjte per te cilen luftojne..
Ndja z Minister minimumi mos lejo te te keqinformojne.” Ka shkruar Noka në facebook./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne