Shqiperia

Deputeti i PD: Rama kërcënoi oficerin, banda që qeveris duhet shporrur

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se kryeministri Edi Rama e quajti horr dhe kërcënoi oficerin e policisë së Krujës Emiliano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit se është kërcënuar me armë në sy të deputetit Rrahman Rrahja dhe Taulant Balla. Bylykbashi thotë se banda që qeveris sot duhet shporrur.

 Statusi i plotë i Oerd Bylykbashi:

I infiltruari‎

Emiliano Nuhu, oficeri i policise kurajoz, i trajnuar nga agjensite e specializuara amerikane per t’u infiltruar dhe shkaterruar ‎bandat dhe organizatat kriminale, duke rrezikuar jeten e tij dhe te familjes se tij.‎


Edi Rama, kryeminister, qe e quan Nuhun “horr” dhe kercenon se do t’i vihet kemba kembes, ka trajnuar nje çete kriminelesh per t’u bere “deputete” te krimit me dhune, presion dhe shitblerje vote dhe per t’i infiltruar ne Parlament.‎

‎Kjo eshte banda qe na qeveris sot e qe duhet shporrur!

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE

INTERVISTA