Shqiperia

Qëllohet me thikë i riu në Dibër, humb jetën rrugës për në spital

Një 25-vjecar në Dibër ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi është qëlluar me mjete prerëse nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Arras dhe viktima është shtetasi I.Z, rreth 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Policia e  Dibrës, ka marrë informacion se në njësinë administrative Arras, dyshohet se është plagosur me mjete prerëse shtetasi I.Z, rreth 25 vjeç.

I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për   në Spitalin e Peshkopisë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat Policore Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli, dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Burimi: BalkanWeb